Categories Lajme

Dhunuan kundërshtarët para ndeshjes në Fushë Krujë, nën hetim tre futbollistët e skuadrës “Iliria”

Tre futbollistë të skuadrës “Iliria” në Fushë Krujë janë vënë nën hetim nga policia, pasi akuzohen se kanë dhunuar futbollistët e ekipit kundërshtar në dhomat e zhveshjes, pak para fillimit të ndeshjes së planifikuar “Iliria–Skënderbeu”.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, dhe si pasojë e incidentit fizik ka mbetur i dëmtuar futbollisti S. N.

Në hetim janë marrë tre lojtarët e ekipit “Iliria” A. S., B. S. Dhe J. S.

Për shkak të dhunës së ushtruar dhe situatës së krijuar, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të anulojë ndeshjen, duke argumentuar se nuk ishin të garantuara kushtet e sigurisë për zhvillimin e takimit.

Për incidentin e rëndë kanë reaguar ekskluzivisht për RTSH edhe përfaqësuesit e të dy skuadrave.

Drejtori sportiv i Skënderbeut, Ardi Gjanci, e cilësoi dhunën në dhomat e zhveshjes si një ngjarje të paprecedentë, duke kërkuar dënimin e autorëve dhe masa të forta disiplinore për parandalimin e rasteve të tilla në futbollin shqiptar.

Nga ana tjetër, presidenti i Ilirisë, Nazmi Selmani, u shpreh se futbollistët e tij janë provokuar, duke theksuar se ngjarja nuk përfaqëson frymën e klubit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Me pistoletë si stilolaps, pinte kafe në lokal, arrestohet 31-vjeçari në lokal

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aplikimi/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Kriteret dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur garën për zgjedhjen…

LEXO ME SHUME