Categories Showbiz

Dhurata Ahmetaj sapo konfirmoi ndarjen nga Xherdan Shaqiri!

Në prill të këtij viti, të gjitha mediat zienë nga lajmi i lidhjes më të re në showbiz-in shqiptar, këngëtates Dhurata Ahmetaj dhe futbollistit Xherdan Shaqiri.

Shkak për këto aludime janë bërë udhëtimet e shpeshta të këngëtares drejt Anglisë dhe sipas burimeve për “Prive”, Xherdani është arsyeja që e shtyn. Madje, të njëjtat burime treguan se çifti ka gati një vit bashkë dhe janë njohur nga miqësia e përbashkët. Ata po mbanin një lidhje në distancë, megjithatë kishin gjetur një mënyrë si të ishinsa më pranë njëri-tjetrit.

Xherdani, i cili jeton në Londër vizitonte shpesh Shqipërinë, megjithatë udhëtimet më të shpeshta po i bënte Dhurata. Gati çdo muaj ajo shkonte në Londër për të takuar partnerin e saj. Mirëpo, së fundmi po thuhet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

“Panorama Plus” ka treguar se teksa këngëtarja ndodhej me pushime, ylli i Liverpool ndodhej ende në Angli. Po ashtu, më parë këngëtarja udhëtonte shumë shpesh drejt Londrës dhe publikonte foto në vende të njëjta me Shaqirin, por së fundmi nuk është parë më në “Merseyside” dhe kjo ka ngjallur interesin e mediave për të parë se ç’ndodh mes çifitit.

Në fakt, gjesti i fundit i dhuratës i ka shuar të gjitha dyshimet. Nëpërmjet një meme-je, ajo ka bërë njëherë e mirë të qartë se tashmë është single. “Të gjithë janë shtatzënë, të fejuar apo të martuar. Unë thjesht dua të humbas peshë dhe të udhëtoj.”- thuhet në foton e cila përshkruan gjendjen aktuale të Dhuratës.

Pra, momentalisht ajo është single! Kujtojme se ata nuk kanë reaguar kurrë hapur dhe në publik rreth lajmeve për romancën e tyre dhe nuk mund të themi me siguri se çfarë ka ndodhur. Dhurata prej kohësh nuk ka qenë aktive në tregun muzikor dhe disa muaj më parë u raportua se është tërhequr për një pushim të gjatë, teksa është tejet aktive në rrjetet sociale. Kurse Xherdani vijon të shkëlqejë te Liverpool.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME