Unë jam i pari që dua të kthehem në normalitet, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio. ”Çdo komponent i kësaj qeverie dëshiron të kthehet në normalitet. Është shumë e qartë, Italia duhet të ristartojë dhe ne po punojmë për të rifilluar”, shtoi ai.
”Por, në ndryshim nga ata që bërtasin, unë ju flas me sinqeritet dhe transparencë maksimale, siç e kam bërë gjithmonë”, theksoi Di Maio. ”Qeveria është e përkushtuar të gjejë zgjidhje konkrete për vendin, pasi kriza shëndetësore ende nuk është tejkaluar”, përfundon ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio, në një koment në FB./ a.jor.