Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Sllatinë të Dibrës, ku u p l agos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas. Policia bën me dije se katër djem, konkretisht dy vëllezër kanë qenë duke konsumuar alkool në lokalin e fshatit me dy vëllezër të tjerë, banorë në të njëjtën zonë.
Takimi i tyre ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ku nën ndikimin e alkoolit që kishin konsumuar, ka nisur debati dhe k onflikti mes tyre, që ka rezultuar fatal për 29 vjeçarin D.P.
Gjithcka nisi nga vëllai i v i ktimës, Q.P, 24 vjec i cili ka q ëlluar me th ikë njërin nga vëllezërit, bashkëmoshatarin me inicialet M.H.
Më pas, ky i fundit, i ndihmuar edhe nga vëllai i tij J.H, kanë marrë hak duke i q ëlluar me sende të forta vëllanë Q.P, i cili nisi përp lasjen fizike me a rmë të ftohta.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.