Categories Covid-19

Dimri me rrezik për Covid, Manastirliu: Mund të kemi mbivendosje të gripit me virusin

Mbivendosja e gripit sezonal me virusin Covid-19 mund të sjellë përkeqësim të situatës së pandemisë në vend. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thotë se kurba e rasteve të reja mund të rritet ndaj në përgjigje të nevojave do të shtohen kapacitetet në spitalet rajonale deri në 1 mijë shtretër. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shënuar 158 raste të reja me Covid, ndërsa 3 pacientë kanë humbur jetën.

Infektimet e reja me Covid-19 mund të pësojnë rritje gjatë vjeshtës dhe dimrit. Mbivendosja e gripit stinor me virusin aktual mund të përkëqesojë situatën, por Manastirliu tha se Ministria e Shëndetësisë është e përgatitur për çdo skenar.

Për të shmangur fluksin në spitale, vëmëndje të veçantë gjatë dimrit do të marrë trajtimi në banesë i të prekurve me Covid. Sjellja individuale është e rëndësishme, ndaj në seancën dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, Ministrja apeloi kujdes në respektimin e masave anti-Covid. Për t`ju përgjigjur nevojave shëndetësore të qytetarëve, Ministria do të rrisë numrin e ekspertëve në terren. Vaksina ende nuk është siguruar por Manastirliu garantoi se kur ajo të jetë efikase do të aksesohet për qytetarët shqiptarë.

Ndërkohë në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 158 raste të reja me Covid 19 dhe tri humbje jete ndërkohë që në spitalin Infektiv dhe Shefqet Ndroqi po trajtohen 214 pacientë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME