Categories Lajme

‘Diskutime të ashpra për Tahirin’/ Ç’po ndodh prej 4 orësh në Gjykatën e kri meve

Me sa duket tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk janë në një mendje për të dhënë verdiktin final.

Nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, gazetarja Klodiana Lala raportoi në News24 se gjyqtarët Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka janë mbyllur në dhomën e këshillimit prej orësh. ‘Ka kaluar ora 19:00 dhe gjykata ende nuk e ka shpallur verdiktin final për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri që dyshohet për favorizim të grupit kriminal Habilaj. Që në orën 12:30 treshja gjykuese janë mbyllur në dhomën e këshillimit dhe prej atij momenti nuk kanë asnjë kontakt që do të thotë janë duke debatuar në lidhje me provat dhe për të dhënë fjalën e tyre të fundit sa i përket fajësisë apo pafajësisë për zotin Tahiri dhe ish-zyrtarin e lartë të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Kanë kaluar disa orë prej asaj kohe megjithatë Gjykata nuk ka arritur të dalë me një vendim. Përgjatë këtyre orëve ka pasur tension dhe ankth në Gjykatë. Zoti Tahiri u largua për pak orë për t’u rikthyer në orën 15:45 dhe nga ai moment ka qëndruar herë brenda sallës dhe herë në ambientet e jashtme të gjykatës në shoqërinë e avokatit të tij Maksim Haxhia, por edhe mbështetësve që kanë mbërritur në ambientet e kësaj gjykate rreth orës 16:00 kur edhe ishte parashikuar shpallja e këtij vendimi. Një pritje e justifikuar për sa kohë është në lojë jo vetëm jeta e Saimir Tahirit si qytetar i Republikës së Shqipërisë por është në lojë e gjithë karriera politike e Tahirit dhe detyra e tij si ministër i Brendshëm. Ndërkohë që ky proces ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave përfshirë mediave të huaja.

Gjithashtu gjatë gjithë kohës kanë qëndruar në ambientet e gjykatës dhe përfaqësues të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë. Nuk ka konfirmim zyrtar se kur do të shpallet vendimi. Sigurisht është një çështje mjaft e rëndësishme dhe ka diskutim të ashpër me sa kemi kuptuar mes treshes gjykuese për të marrë vendimin për Tahirin’, raportoi gazetarja Klodiana Lala, shkruan Balkanweb. Prokuroria një seancë më herët ka kërkuar dënimin me 12 vite burgim për ish-ministrin e Brendshëm dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse ky dënim do të mbetet në fuqi nga gjykata ai do të vuajë 8 vite dënim. Po njësoj edhe për Jaeld Çelën. Ndërkohë që të dy kanë këmbëngulur për pafajësinë e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME