Categories Lajme

Dita e sotme do të nis me reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb: Vranësirat e shpeshta mbeten prezente në vendin tonë gjatë paradites, duke sjell reshje të pakta në zonat Veriore dhe Qëndrore. POR në Jug të Shqipëris reshjet e shiut do të jenë më të dendura.

Parashikohet që në orët e pasdites dhe mbrëmjes të kemi përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, POR do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e fortë në mëngjes me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 – 4 ballë. Orët e pasdites do të sjellin dobësim të ndjeshëm të parametrit të erës.

Kosova Republika e Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta gjatë paradites të cilat do të gjenerojnë reshje. Ndërsa në mesditë dhe pasdite pritet që gradualisht kthjellimet të bëhen më të dukshme duke i spostuar vranësirat e shumta drejt kufirit Lindor.

Maqedonia e Veriut Deri në orët e mesditës parashikohet që vranësirat e shumta të sjellin reshje të cilat më të fokusuara pritet të jenë në Jugperëndim të MV. POR në orët në vijim vranësirat e shumta largohen gradualisha nga territori i MV duke i lënë vendin kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare kryesishtë në orët e mbrëmjes./abcnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME