Categories Lajme

Dita nis me kthjellime, si pritet të jetë moti gjatë ditës

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar, duke sjellë gjatë paradites intervale të gjata me kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin tonë.

Por parashikohet që në pjesë e dytë të ditës të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor.Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Deri në orët e mesditës pothuajse e gjithë Kosova parashikohet të jetë nën dominimin e kthjellimeve, ku vranësira të pakta do të ketë në zonat Veriore të vendit.

Ndërsa në pjesë e dytë të ditës parashikohet që i gjithë territori të ketë kalime të pakta vranësirash, ku pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje në këto zona të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV edhe gjatë ditës së enjte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në pjesën e parë të ditës dhe në zonat perëndimore të MV.

Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta vranësirash në të gjithë Maqedoninë, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore.

Rajoni dhe Evropa

Gadishulli Skandinav dhe Evropa Lindore do të jenë nën ndikimin e ciklonit të Islandës, duke bërë që të kenë vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu paraqiten Britania e Madhe dhe pothuajse e gjithë Qendra e kontinentit.

Ndërsa Evropa Jugore parashikohet të jetë në pjesën më të madhe nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të kontinentit Evropian.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME