Ka ndërruar jetë profesori dhe mjeku i njohur i Ortopedisë, Panajot Boga. Boga ka qenë drejtues i shërbimit të Ortopedisë në Shqipëri për shumë vite, ndërkohë që edhe shërbimi ortopedik në Spitalin Ushtarak mban emrin e tij.
Ndërkohë i sh-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjeku të njohur të Ortopedisë, Panajot Boga. Shehu shkruan në rrjetet sociale se sot është një ditë zie për mjekësinë dhe veçanërisht për ortopedinë shqiptare.
“Lamtumire Prof. Dr. Panajot Boga! Sot eshte nje dite zi per mjekesine e vecanerisht per ortopedine shqiptare, qe humbi mjekun e talentuar e novator, profesorin tone, organizatorin energjik e te kudo gjendur, drejtuesin jete gjate te sherbimit te ortopedise, aplikuesin e guximshem e vizionar te shkences e progresives ne ate fushe kaq te gjere te mjekesise. Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij, kolegeve, bashkepuntoreve te rinj e te dikurshem, miqve, te gjitheve, per kete humbje te madhe”, shkruan Shehu.

