Categories Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura por nuk do të mungojnë dhe altarnime të herëpashershme kthjellimi.

Reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonën qendrore reshje shiu me intensitet mesatar.

Gjatë ditës reshjet do të mbeten prezente të herëpashershëm me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe qendër reshje shiu me intensitet lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Temperaturat maksimale pritet të rrijnë deri në 17 gradë celcius, ndërsa ato minimale deri në 6 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë forcës 2-4 ballë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Makina përplas motorin në Lungomare, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë. Një motor është përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore në Shqipëri gjatë janarit

Mbi 20,000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan sitet kulturore në Shqipëri, gjatë muajit janar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Publikoi në rrjete sociale të motrën gjysmë zhveshur/ Shtrohen në Psikiatri Genardi dhe Sonida

Genard dhe Sonida Hajdini (vëlla e motër), të njohur ndryshe si dy personazhet më viralë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj

Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u aksidentua në Klos në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kur policia digjet në flakë, shteti fshihet pas zyrave

Kur Policia Digjet në Flakë, Shteti Fshihet Pas Zyrave. Duke marrë parasysh situatën e brendshme…

LEXO ME SHUME