Categories Lajme

VIDEO \ Djali dhunon nënën 69-vjeçare në Fier, shkak prona, arrestohet djali

Një 46-vjeçar në Fier është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij 69-vjeçare. Uniformat blu bëjnë me dije se në lidhje me rastin Policia ka në disponim edhe një video.

Sakaq mësohet se shkak i dhunës së të birit ndaj nënës është një mosmarrëveshje mes tyre për çështje pronësore. Sipas policisë e moshuara nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. T., 46 vjeç, djali i shtetases M. T. (e cila shfaqet në video), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 69 vjeçe, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se kjo shtetase, me vetëgjyqësi, nuk pranon të lirojë banesën në pronësi të djalit të saj, shtetasit V. T.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME