Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 personat e arrestuar për trafik armësh Kosovë-Shqipëri.
Për Euxhenio Manushin (muzikantin) që mbahet i arrestuar për trafik kokaine, seanca pritet të mbahet të dielën.
Të arrestuarit: Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkanmi, gjatë seancës kanë pretenduar që nuk janë përfshirë në trafikun e armëve, pasi sipas tyre nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit, kreun e grupit të arrestuar në Kosovë.
Nëpërmjet avokatëve pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndroj në këtë rast për ta është ajo e prodhimit dhe shitjes së armëve.