Categories Lajme

Djali masakroi babain, nëna e 25-vjeçarit rrëfen fjalët e fundit të bashkëshortit: Shpëto veten e njofto policinë. Pashë tmerr me sy, ia hoqa thikën nga dora

Nëna e Marjan Kodhelit ka rrëfyer momentin kur 25-vjeçari masakroi me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli, krim që tronditi vendin mesditën e 28 Tetorit në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Nëna e 25-vjeçarit, në news24, u shpreh se ishte jashtë banesës kur ndodhi vrasja, ndërsa tregoi edhe fjalët e fundit që i tha bashkëshorti.

“Unë sa kam dalë në cep të oborrit, maximum 10 metra, nuk kam dëgjuar zhurma e zëra derisa mbërrita tek dritarja burri më thirri “shpëto veten dhe njofto policinë”. Hyra tek dhoma, pashë djalin që po e godiste me thikë, ia kapa thikën, e nxorra jashtë, mbylla derën dhe dritaren me çels, ktheva burrin por ishte i mbuluar me gjak”, rrëfeu ajo.

Gruaja tregoi se ka parë tmerr me sy dhe se mes bashkëshortit të saj dhe djalit të tyre nuk ka pasur zënka.

“Jam shumë e tronditur, kam parë tmerr me sy. Unë ia hoqa thikën nga dora, isha jashtë dhe kur hyra brenda po përlesheshin. Nuk kanë pasur zënka, djali ishte kthyer nga emigracioni nga data 22 qershor.

Nga data 15 shtator, u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte si me zor. E dërgova tek doktoresha e mushkërive i thashë “djali është bërë keq, pi dy cigare përnjëherë”, na tha dërgojeni tek neurologu. Kur i ati i tha që do të dërgojmë për vizitë tek neurologu e përjetoi keq, iku tek shtëpia e motrës.

Kur vdiq gjyshja e tij, u ngri më keq. Djali nuk ka punuar pas kthimit nga emigrimi, burri i tha “nëse do me punuar për vete, se babi nuk do lekë”.

Djali ka qëndruar 6 vite në emigracion. Nuk e di nga erdhi, djali ka bërë një shkrim, që e dorëzova.

Unë sa kam dalë në cep të oborrit, maximum 10 metra, nuk kam dëgjuar zhurma e zëra derisa mbërrita tek dritarja burri më thirri “shpëto veten dhe njofto policinë”. Hyra tek dhoma, pashë djalin që po e godiste me thikë, ia kapa thikën, e nxorra jashtë, mbylla derën dhe dritaren me çels, ktheva burrin por ishte i mbuluar me gjak. Djali iku dhe nuk u kthye më, unë jam nëna e vet, s’jam njerka, se më kanë bërë njerëkn e djalit.

Djali iu është dorëzuar vetë policisë, ka hyrë vetë në makinë, më pas i kanë vendosur prangat, i kanë dhënë edhe ujë. Komshia atje tha se djali ka dalë vetë nga dera e banesës së motrës sime. Ky ka pasur çelësin, se motra nuk jeton këtu”, rrëfeu nëna e 25-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME