Categories Bota, Lajme

“Djali që më shërbeu ushqim, vdiq si kreu i Wagner”, George Bush për Prigozhin: U trondita

Kreu i Wagner Yevgeny Prigozhin humbi jetën më 23 Gusht të këtij viti pas shpërthimit të avionit në të cilin ishte pasagjer. Sigurisht, një lajm i tillë pati bujë, qoftë për rrethanat e vdekjes që ende mbeten misterioze, por edhe të shkuarën e tij.

Një moment që gjithnjë theksohet kur flitet për jetën e Prigozhin, është kur ai ishte kuzhinieri i Putinit dhe si i tillë ka shërbyer në shumë darka të rëndësishme.

17 vite më parë, Prigozhi i shërbeu darkë ish-presidentit amerikan George Bush. Ky i fundit është shprehur për mediat se është i tronditur me faktin se personi që dikur i serviri darkën u bë “koka” e mercenarëve të Wagner dhe doli hapur kundër Putinit.

Lidhur me vdekjen e Prigozhin, Bush foli gjatë konferencës së Strategjisë Evropiane të Jaltës.

Ajo që është tronditëse për mua është se pashë një foto të samitit të G8 në Shën Petersburg, ku mësova se djali që më kishte servirur ushqim, kishte vdekur si kreu i Wagner,” tha Bush.

Ai ishte kuzhinieri i Putinit”, tha ish-presidenti me një buzëqeshje ironike. Bush mohoi ta ketë takuar Prigozhinin personalisht.

Lidhur me situatën e luftës në Ukrainë, Bush u shpreh: Kjo varet nga populli rus. Nuk varet nga populli amerikan. Nuk varet nga populli ukrainas. I takon popullit të Rusisë të vendosë. Ata janë njerëz të zgjuar.

Një foto e datës 14 korrik 2006, tregon momentin kur Bush dhe gruaja e tij, Laura Bush, takuan Prigozhin, kur çifti darkoi me Putinin. Ata ishin në Pallatin Konstandin gjatë Samitit të 32-të të G8-ës në Shën Petersburg. Ishte hera e parë që Rusia priti një takim të G8-ës. Në atë kohë, si Uashingtoni ashtu edhe Moska po diskutonin hapjen e mëtejshme të tregtisë midis dy kombeve dhe mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Në ato ditë, Prigozhin kishte fituar pseudonimin “kuzhinieri i Putinit”, sepse i ofronte shërbime katering liderit rus. Kompania e tij, ‘Concord’, ndihmoi në organizimin e banketeve shtetërore.

“Djali që më shërbeu ushqim, vdiq si kreu i Wagner”, George Bush për Prigozhin: U trondita

Nga një kuzhinier, Prigozhin u kthye në udhëheqësin e ushtarëve të Wagner të cilët u bënë të shumtë në numër. Ai madje organizoi dhe një rebelim të armatosur Qershorin e këtij viti, ku trupat e tij u nisën në marshim drejt Moskës.

Megjithatë, ata u kthyen një ditë më vonë pasi Prigozhin arriti një marrëveshje me Putinin. Javë më vonë, u raportua vdekja e Prigozhin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME