Categories Lajme

Djegia e tragetit në ujërat shqiptare/ Flet Komandanti i Forcës Detare: Kur u njoftuam për incidentin

Kunderadmiral Adnand Agastra, komandanti i Flotës Detare ka treguar për Zona Zero se kur është njoftuar për incidentin e djegies së tragetit me flamur italian që udhëtonte nga Greqia drejt Italisë.

Ai u shpreh se rreth orës 7:15 ka qenë anija jonë e parë në rajon, e diku rreth orës 10:30 ka qenë anija e dytë më e madhe që ka kapacitetet e përballon situata të tilla është nisur drejt vendit ku ndodhi incidenti, ku përflitet se dy persona kanë mbetur të bllokuar në traget nga flakët dhe 11 të tjerë janë të zhdukur.

“Situata të tilla janë të rënda, fakti pozitiv se evakuimi i njerëzve u bë shumë i shpejtë, nga anijet që ndodheshin aty. Arritëm që me mjetet e fikjes së zjarrit, të kemi nën kontrolli për shuarjen. Situata është plotësisht e menaxhuar”, tha ai. Sakaq sa i përket se cili shtet do të bëjë hetimet, Agastra u shpreh se  nga informacionet e para ngjarja ka ndodhur në ujërat greke e do të jetë pikërisht Greqia që do të kryejë hetimet.

“Është një proces i gjatë operacione të tilla e në kufirin ku ndodhin, implikojnë disa shtete e aktorë. Incidenti ndodhu në mes dy shteteve Shqipërisë dhe Greqisë, e flamuri është i një shteti të tretë, këto tre shtete kanë një komunikim të vazhdueshëm e reagimi i menjëhershëm që i ka dhënë shpëtimi i jetës, i anijes e vendosja në një port të sigurt e kontrolluar , janë marrë e kontrolluar.

Për sa i përket hetimeve kjo i përket vendeve strukturave ligjzbatuese që janë marrë në operacion, po incidenti ka ndodhur në ujërat greke. Do ta mbështesim një gjë të tillë operacion deri në fund”, u shpreh Agastra. Ndërsa u bë i ditur se ka nisur rimorkimi i anijes greke për në Korfuz, pasi Italia nuk ka pranuar ta marrë tragetin në Brindisi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME