Categories Lajme

Dogjën një automjet në Durrës 5 ditë më parë, arrestohen dy të rinj

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për djegien e një makine 5 ditë më parë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për dy të rinj. Ata akuzohen se më datë 6 gusht, në lagjen nr. 1, të kryer më datë 06.08.2023, rreth orës 05:10 i vunë zjarrin një makine.

NJOFTIMI I POLICISE

Dogjën automjetin e një shtetasi, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, për identifikimin e autorëve të djegies së qëllimshme të një automjeti, në lagjen nr. 1, të kryer më datë 06.08.2023, rreth orës 05:10, është finalizuar operacioni policor i koduar “Rec.”, në kuadër të të cilit u identifikuan, u kapën në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, dhe u vunë në pranga shtetasi S. K., 26 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vlorë.

Nga hetimet është provuar se këta 2 shtetas kanë djegur qëllimisht, automjetin e shtetasit E. Gj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME