Categories Lajme

“Doktori dixhital” “Narkodeputeti Vullnet Sinaj kapet në flagrancë. Blen votat me ushqime në Kamëz”, Reagon Deputeti…

Në fillim e mora me shaka, por më vonë mendova se shpifja vërtet e ka jetën e shkurtër, por balta e saj mund të të bëjë këpucët pis, ndaj meriton një përgjigje.

“Narkodeputeti Vullnet Sinaj kapet në flagrancë. Blen votat me ushqime në Kamëz”, shkruan sot në rrjetet sociale “Doktori dixhital”. E shoqëron këtë bubullimë interneti me një video ku duken ca pako me ushqime.

Buzëqesha me këtë status të Doktorit, i cili me siguri e di që unë nuk kandidoj në Kamëz, por në Vlorë.

Pamjet që ai servir i përkasin një fushatë të kompanisë “World Vision”, me të cilën s’më lidh asgjë, e cila shpërndan prej vitesh ndihma për familjet në nevojë.

Kaq e thjeshtë është e vërteta. Se ku hyjnë votat e mia të Vlorës, me ndihmat e shpërndara nga dikush tjetër në Kamëz, këtë e di vetëm Doktori dixhital.

Ndoshta nuk ka faj për të gjitha mëkatet e 30 viteve në Shqipëri, por për këtë shpifje jam i bindur: Fajin e ka Saliu!

Por, jo vetëm ai. Kjo fushatë e mbushur me gënjeshtra e gafa lindi pas një deklarate të një përfaqësuesi të LSI se “po blihen votat me ushqime”.

Ndonëse e kuptoj dëshpërimin për të bërë politikë me çdo gjë, në situatën kur sondazhet i nxjerrin palë e humbur, nuk mirëkuptoj dot që drejtues të opozitës nuk marrin mundimin as të verifikojnë faktet më të thjeshta.

Megjithatë, nuk jam as i pari e as i fundit që bie pre e akuzave pa bazë nga njeriu që ka qenë 2 herë president e 2 herë kryeministër, por sjellja e të cilit është shumë larg një shtetari.

Sali Berisha është politikani që i ka më shumë borxhe gjithë Shqipërisë, por sidomos Vlorës.

Simboli i vitit famëkeq ’97, njeriu që veshi nënat vlonjate me të zeza do marrë dënimin përfundimtar më 25 prill.

Urrejtja e tij patologjike për vlerat patriotike që ky qytet përfaqëson, nuk mund ta përçajë më popullin shqiptar.

Ujkut i kanë rënë dhëmbët e nuk kafshon më. I them vetëm një gjë: shijo pensionin politik. Koha jote mbaroi!

Kamza, Vlora dhe gjithë Shqipëria dinë të zgjedhin mençur. Dinë të ndajnë politikën e baltës nga politika e çiltër. Dinë të ndajnë shpifjen e ndasitë nga bashkimi i njerëzve që e duan vërtet këtë vend.

Më 25 prill votojmë për të ardhmen tonë, për mandatin e tretë të Partisë Socialiste. Sepse s’ka kohë për pushim! Punë, jo shpifje dhe gjumë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME