Categories Lajme

“Donin të arrestonin Tahirin në flagrancë që në 2016”/ Artan Hoxha tregon prapaskenat: Më shoqëruan pas emisionit, donin të më hapnin telefonat

Gazetari Artan Hoxha, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për dënimin me burg të Saimir Tahirit. Ai tha se ky dënim u bë për të kënaqur interesa politike dhe diplomatike të momentit.

Të dënosh ministrin e brendshëm, me atë dosje, është ku thërrët qameti. Na intereson të ndëshkojmë fenomenin që i kushtoi shtrenjtë Shqipërisë, sesa të merremi me atë që tha avokati, të kënaqim disa interesa politike dhe diplomatike të momentit”, tha Hoxha.

Hoxha tregoi edhe një rast tjetër në vitin 2016, kur kërkohej arrestimi i Tahirit në flagrancë dhe u tentua duke përdorur ndalimin e gazetarit pas daljes nga një emision televiziv.

Artan HoxhaUnë që në momentin kur ka filluar kjo histori, nga nëntori 2017, duke patur parasysh mbi cfarë rrethanash e nisi prokuroria e krimeve të rënda në atë kohë dhe cilët prokurorë e morën përsipër, kam patur qëndrim që Saimir Tahiri do të bëhet kokë turku dhe do të dënohet, sepse pas kësaj historie, në atë kohë kishte dyshime që qëndronin aleatët tanë, SHBA-të.

Qëndrimi që kishte mbajtur ambasadori i SHBA-ve, diskursi që kishin ndjekur, kontaktet që ata kishin mbajtur, kam patur bindjen… Kam folur të nesërmen me zotin Tahiri se e pashë edhe të mërzitur, i kam thënë Saimir do të dënohesh sepse duhet të dënohesh.

Përse e kisha këtë bindje?

Së pari, kjo dosje me të cilën u dënua Tahiri, është një dosje copë copë.

Për të fundosur Tahirin, që ishte ministri më i fuqishëm, krahu i djathtë i Ramës, njeriu që nuk ishte kollaj të përplaseshe me Tahirin. Ishte njeriu që futi në probleme të mëdha koalicionin atëherë, me ministrat, që po na përgjon Tahiri. Ai u bë problematik edhe me të majtët.

Kujtoj rastin e avionit në Ishëm, 15 shtator 2016. Jam shoqëruar live nga studio e “Opinion”, sepse u synua që të hapeshin telefonat e mi dhe të arrestohej Tahiri në flagrancë.

Unë kam qenë në zyrën e kryeprokurorit për krime të rënda, nuk më ishte komunikuar pse isha aty.

Pa më thënë gjë fare, vjen një oficer dhe thotë ndizni televizorin. Shoh që PD ka dalë në konferencë dhe thoshte gazetari është arrestuar sepse Saimir Tahiri, ka dekonspiruar hetimet për avionin në Ishëm.

I them prokurorit, zotëri cfarë thotë ky? Ti nuk më ke thënë akoma se për çfarë më ke marrë. Nga e di ky për cfarë më ke marrë mua?

I kam thënë ja ku i ke telefonat, nuk i hap.

I thashe nuk kemi çfarë sqarojmë, sepse ti sot kërkon të arrestosh Saimir Tahirin. Unë po të them që edhe Flamur Noka po të jetë, ti nuk e arreston dot duke më përdorur mua.

I thashe ke tabulatet. Unë kisha deklaruar publikisht, që piloti që ra në Ishëm, u tha që ka ardhur të marrë 200kg kanabis dhe për të përuruar pistën.

Për fat e kisha informacionin pasdite, kisha folur edhe me njërëz të opozitës, punonjës të policië.

Cfarë ndodhi?

Ata ishin të bindur që do hapnin telefonat dhe do të arrestohej Tahiri. Synohej arrestimi në flagrancë. Këtë informacion që unë e publikova, e kisha marrë se piloti kishte dëshmuar para një përkthyesi dhe oficerit të policisë gjyqësore.

Që në atë rast, u pa që u tentua të arrestohej Tahiri.

Vijmë te 2017, nëse kujtoni, Tahiri u tha se u dorehoq. Ai nuk dha dorëhqjen, por u detyrua Rama të heqë edhe tre ministra të tjerë, që të mos iktë Saimir vetëm.

Pra ka ikur Beqja, Klosi dhe Çuçi, për ta justifikuar largimi i Tahirit.

Në fushatë, Tahiri drejtoi fushatën e Tiranës, mori 18 mandate PS. Në tetor filloi procesi ndaj Tahirit.

Të dënosh ministrin e brendshëm, me atë dosje, është ku thërrët qameti. Na intereson të ndëshkojmë fenomenin që i kushtoi shtrenjt Shqipërisë, sesa të mërremi me atë që tha avokati, të kënaqim disa interesa politike dhe diplomatike të momentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Një shqiptar, i cili punon në fermë, është gjetur i plagosur me thikë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali, ja skema që përdorte për shpërndarjen

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 10 kilogramë kokainë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Fatbardh Licit/ Kamerat “tradhtuan” çiftin, zbardhet dëshmia e të dashurës së Safet Bajrit (PAMJE)

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë, autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe një autoveturë, 30 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë diten e djeshme, duke lënë të plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga La Roche-Posay te L’Oreal Paris, kremrat e kujdesit ndaj lëkurës tërhiqen nga tregu! Dyshohen me përmbajtje që mund të shkaktojnë kancer

Një tërheqje e madhe nga tregu është duke u zhvilluar për disa produkte që trajtojnë…

LEXO ME SHUME