Categories Covid-19, Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në botë që nisi aplikimin e dozës së katërt të vaksinës anti-covid, për persona 60 vjeç e lart, ndërsa autoritetet amerikane thonë se doza e katërt është e panevojshme, një qëndrim, të cilit i bashkohen edhe ekspertë tanë epidemiologë.

Ilir Alimehmeti, Mjek Epidemiolog: Doza e katërt nuk ka bërë ndonjëherë sens, flasim këtu sipas parimit biologjik. Pretenduam që me vaksinën ne do të bllokonim transmetueshmërinë, gjë që nuk ndodh. Ne vaksinës së gripit, nuk ia kërkojmë ndonjëherë këtë. I kërkojmë të shmangim format e rënda, vdekjen, shtrimin në spital, se këto na interesojnë të evitojmë.

Ndërkohë që me vaksinën e Covidit, i ngritëm pritshmëritë tona në qiell, por po i njëjti njerëzim jemi, këto aftësi kemi. Studimi i parë që erdhi mbi dozën e katërt, patjetër që erdhi nga Izraeli, që ka vaksinuar 154 personel shëndetësor me dozë të 4-t Pffizer dhe 120 me dozë të 4-t Moderna.

I kanë krahasuar me ata me 3 doza dhe gjejnë që nuk ka diferencë, përsa i përket efektivitetit. Kjo do të thotë që doza e katërt nuk shërben më për atë që ata pretendojnë, bllokimin e infeksionit.

Kurse për format e rënda ne e kishim shumë të qartë, që dy të parat, por edhe e treta kishin efekt maksimal, kështu që nuk bën sens doza e katërt. Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit në Britaninë e Madhe, kur hulumtoi nëse vlen të bëhet doza e katërt te të moshuarit , në azile, për moshat mbi 80 vjeç, gjeti qartë që 3 dozat e para u japin efektivitet mbi 90%, për mbrojtjen nga forma e rëndë dhe nga humbja e jetës. Kujdes flasim për Deltën, pasi Omicroni është edhe më i lehtë. Si rrjedhojë ata thanë që doza e katërt, nuk bën sens.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME