Është konfirmuar pozitive me COVID-19 drejtoresha e kopshtit në qytetin e Korçës. Pas izolimit të saj në kushte shtëpie që prej ditës së premte dhe daljes së rezultatit dje, bashkia ka bërë të mundur edhe zbatimin e protokollit të sigurisë duke mbyllur kopshtin sot. Në këtë mënyrë të gjithë kontaktet e drejtoreshës janë vetizoluar në banesat e tyre. Burime bëjnë të ditur se së fundmi drejtoresha nuk ka patur kontakte të afërta me stafin e punës, ndërsa pas shfaqjes së simptomave të para ajo është vetizoluar në banesë dhe nga tamponi i kryer ka rezultuar pozitive.
Categories
Covid-19
Drejtoresha rezulton pozitive me COVID-19, mbyllet kopshti në Korçë
