Categories Lajme

‘Duam vepra dhe jo fjalë’, fëmijët me Sindromën Down marshim drejt Kuvendit

Personat me aftësi ndryshe marshuan mesditën e të enjtes nga Kuvendi drejt Kryeministrisë për të kërkuar shërbime cilësore. Në marshim morën pjesë me pankarta në duar, fëmijë me sindromën down të shoqëruar nga prindërit e tyre. Njëzërazi ata kërkonin që shteti të ketë në prioritet personat me aftësi ndryshe.“Ne duam që shteti shqiptar të ketë në prioritet të gjithë personat me aftësi ndryshe. Rekomandime që janë bazuar në problematikat që ky shtet ka: Është mungesa e shërbimeve cilësore, mungesa e një arsimi gjithë përfshirës cilësor, vazhdojmë të kemi gjuhën e urrejtjes, vazhdojmë të mos kemi standarde për aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara dhe nuk kemi implementim të konventës në nivelin e duhur”-u shpreh Mirela Juka Një nga arsyet e këtij marshimi është dhe reforma për sistemin e ri të vlerësimit që do të aplikohet për personat me aftësi të kufizuar. “Reforma e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar është bërë nga shteti shqiptar pa një transparencë të plotë dhe nuk kemi një studim se si kjo reformë do të përhapët në nivel kombëtar. Reforma pretendon të preki aftësinë e kufizuar si pagesë duke e bërë pjesë me shërbimet. Por ne e dimë realitetin në Shqipëri, ku nuk ka shërbime. Ndaj ne jemi këtu për të parandaluar një situatë që do të jetë faktike nesër dhe që mund të preki këto pagesa”-tha Mirela Juka

Prindërit shprehen se çdo ditë hasen me vështirësi dhe se pagesa mujore që marrin për fëmijët e tyre është e pamjaftueshme.“Këto fëmijë, kanë nevojë të vazhdueshme për përkujdesje, pavarësisht gradës së anës shëndetësore fizike. Edhe nëse nuk kanë probleme fizike kanë probleme mendore. Të gjithë kanë nevojë për ndihmesë, të gjithë jetën e tyre kanë nevojë për tu ndihmuar.

Kërkesat tona janë që të paktën tarifat mujore që kemi që po mundohen të na i ulin, te mos na i ulin sepse ne nuk po ja dalim me kaq sa  kemi. Arsimi, që nuk besoj se do të ketë mësues ndihmës, as nuk ka me aq sa kam dëgjuar unë, i duam shumë të drejtat për fëmijët tanë, nuk duam të diferencohen fëmijët tanë . E kam ndierë edhe shumë, në shumë vende e kam ndier diskriminimin, nga mënyra si flasin si e shikojnë. Edhe në kopsht e kam pas çuar dhe gati dy javë e kam çuar sepse nuk ma trajtonin ashtu siç duhet”-u shprehën disa nga prindërit Mbi 170 mijë vetë kanë statusin e personave me aftësi ndryshe të cilët janë pjesë e skemës së trajtimit dhe që përfitojnë pagesa të veçanta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME