Categories Lajme

Duka merr pjesë në homazhet për Kosta Grillo-n: Ditë zie për komunitetin e futbollit

Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Kosta Grillo i cili u nda nga jeta mëngjesin e së martës, por sot u përcoll për në banesën e fundit. Aio u nda nga jeta për shkak se nuk arriti ta fitonte dot betejën me covid-19, pas dy muajve i shtruar në Turqi.

Ditën e sotme në stadiumin “Selman Stërmasi” janë zhvilluar homazhet në nder të komentatorit, ku të pranishëm ishin edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku si edhe gazetarë dhe figura të njohura të botës së sportit.

Në një prononcim për mediat, presidenti Duka shprehu ngushëllimet për familjen e Kosta Grillos, për humbjen e të dashurit të tyre si dhe për të gjithë miqtë dhe komunitetin e futbollit, duke e konsideruar ditën e sotme si një ditë zie.

“Është një ditë zie për të gjithë ne, komunitetin e futbollit, për median sportive, për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër apo nga ekrani Kosta Grillon, një nga figurat e gazetarisë, por i përfshirë akoma më shumë sesa në dimensionin e një gazetari apo komentatori në botën e futbollit, në marrëdhëniet me gjithë futbollin.

Në këtë periudhë kemi humbur shumë nga njerëzit tanë, fatkeqësisht, megjithëse të gjithë miqtë e tij u munduan ta mbajnë Kostën në jetë, por ishte e pamundur. Ai luftoi shumë me këtë virus që ka pllakosur botën, por nuk arriti t’ia dalë. Sot në këtë ditë vërtetë zie, i shpreh ngushëllimet e mia kolegëve, komunitetit sportiv si dhe më shumë familjes që humbën të dashurin e zemrës. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, u shpreh Presidenti Duka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME