Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrotull në Durrës. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip Peugot, E.C., 28 vjeç, banues në Durrës,i cili ka përplasur biçikletën me të cilën udhëtonte viktima R.Ç., 32 vjeç.
Policia njofton se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.