Categories Kuriozitete

Dy gra fitojnë “Nobelin” e kimisë, shpikën “gërshërë” precize për përpunimin e gjeneve

Një shkencëtare franceze dhe një amerikane kanë fituar Nobelin e Kimisë për gjetjen e metodës më novatore të përpunimit të informacionit gjenetik. Çmimi Nobel për Kiminë këtë vit ka shkuar për dy shkencëtaret, Emanuel Sharpontje dhe Xhenifer Dodna. Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë vlerësoi të mërkurën francezen Sharpontje dhe amerikanen Dodna për kontributin e tyre për gjetjen e një metode të re të përpunimit të gjeneve.

Ishte viti 2011 kur Sharpontje zbuloi se gjatë studimit të bakterit të streptokokut, kishte gjetur një molekulë të veçantë që nëse hiqej nga informacioni gjenetik, e çaktivizonte virusin. Në bashkëpunim me biokimisten Dodna, dy shkencëtaret krijuan një lloj gërshëre gjenetike për të prerë dhe për t’i riparuar segmentet e kodit gjenetik në mënyrë më precize se më parë.

Aftësia për ta prerë ADN-në sipas dëshirës ka revolucionarizuar shkencat natyrore.

“Edhe pse gërshërët gjenetike u zbuluan vetëm 8 vite më parë, njerëzimi ka përfituar pa masë. Na mbetet neve të imagjinojmë se për çfarë do i përdorim në të ardhmen, por ndoshta ëndrra jonë për të kuruar dikur sëmundjet e trashëgueshme, do bëhet realitet. Sot po eksperimentohet për kurimin e sëmundjeve si anemia, që prek me miliona çdo vit, apo për korrigjimin e defekteve gjenetike.

Sigurisht shpikja ka edhe risqe të aspektit moral, etik, dhe duhet përdorur në mënyrë të përgjegjshme. Po të mendosh pas Luftës së Parë Botërore u tentua të zhvillohej një lloj race me sytë blu, me tiparet e caktuara. Për të shmangur prirje të tilla nevojiten rregulloret, rregullore të cilat i kanë kërkuar edhe dy laureatët që fituan sot.”

Shkencëtaret Sharpontje dhe Dodna me Nobelin do përfitojnë së bashku edhe mbi 1 milionë dollarë. Pas Çmimeve për Mjekësinë dhe Fizikën që u ndanë në fillimin e javës, të enjten jepet edhe Çmimi për Letërsinë, të premten i Paqes dhe të hënën e ardhshme, Nobeli për Shkencat Ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e martë 10 shkurt 2026

Dashi Kjo e martë do të nisë më së miri, ku do të keni dëshirë…

LEXO ME SHUME