Categories Lajme

Dyshimet për kontrabandë në Bllatë, mes të arrestuarve dhe një doganier

Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi u kap në flagrancë nen dyshimin se ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Bashkë me të, në pranga ka përfunduar edhe një punonjës dogane, ndërsa një tjetër doganier është vënë nën hetim.

Operacioni policor i koduar “Skaneri” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një rast kontrabande në pikën kufitare të Bllatës.

I arrestuari është shtetasi A. C., 42 vjeç, banues në Maqellarë, i cili u ndalua në territorin e kësaj njësie administrative, teksa po transportonte me një automjet tip “Opel” disa mallra, të cilat nuk ishin të shoqëruara me fatura blerjeje apo dokumentacion ligjor.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari ka bashkëpunuar me doganierë të pikës kufitare Bllatë për të kaluar mallrat kontrabandë pa kontrolle. Në këtë kuadër, është arrestuar edhe doganieri A. L., 51 vjeç, nga Tirana, i cili akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre.

Ndërkohë, një tjetër punonjës dogane, shtetasi E. M., 50 vjeç nga Korça, është vënë nën hetim në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Policia ka sekuestruar mallrat e kontrabanduara, automjetin me të cilin kryhej transporti, si dhe një shumë parash në valuta të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME