Categories Lajme

Dyshohet për vrasjen e të moshuarve në Dropull, Prokuroria kërkon burg për 69-vjeçarin

Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar burg për 69-vjeçarin, Thoma Mastorën, i cili dyshohet se është autor i vrasjes së dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në Dropull.

Mastora u arrestua nga policia pak ditë më parë dhe akuzohet për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Njoftimi i prokurorisë:

I dyshuar për vrasjen e çiftit të moshuar në Dropull, Prokuroria Gjirokastër kërkon burg për shtetasin Th.M. për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, mbi bazën e materialeve kallëzuese të ardhura nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër se në fshatin Bodrisht, Bashkia Dropull, janë gjetur në banesën e tyre të vdekur me shenja dhune, shtetasit K.I dhe K.I., ka regjistruar procedimin penal nr.240/2024 për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer ndaj dy ose më shumë personave, parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, u formua grupi hetimor, ku pasi është shkuar në vendin e ngjarjes, janë kryer veprimet e para hetimore, si këqyrja e detajuar e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomave, pyetja në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të dobishme për hetimin e banorëve të fshatit dhe shtetasve të tjerë, ekzaminime dhe ekspertime shkencore. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se shtetasi Th.M. ka konsumuar elementet e veprës penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 79/dh dhe 278/3 i Kodit Penal. Në këto kushte më datë 04.05.2024, nga prokurori i çështjes u urdhërua ndalimi i këtij shtetasi.

Më datë 06.05.2024, prokurori i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me “Kërkesë për vleftësimin e ndalimit dhe Caktimin e masës së sigurimit Arrest në burg” për shtetasin Th.M dhe në seancën gjyqësore të datës 08.05.2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër vendosi vleftësimin të ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasin Th.M.

Thoma Mastora ishte banor i të njëjtit fshat ku jetonin të moshuarit dhe njiheshin me njëri-tjetrin prej disa vitesh. Ai ishte personi i fundit që i kishte takuar para se t’i vriste, ndërsa një nga provat që çoi në identifikimin e tij si vrasësin e tyre ishte gota e rakisë që ishte në tavolinën e ndodhur në oborrin e shtëpisë, ku u gjend i pajetë edhe 84-vjeçari Kosta Ilia. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në orët e vona të drekës ose të pasdites së 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte çasti dhe të mëparshme mes autorit dhe viktimave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklarimi prekës i nënës së 2-vjeçarit shqiptar që e sulmoj pitbulli

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME