Categories Lajme

Dyshohet se hapën ambient për lojëra fati, arrestohen dy vëllezër në Mat

Dy persona janë arrestuar në Mat, pasi kishin përshtatur një ambient për lojëra fati.

Mësohet se Aleks dhe Nderim Kaca (vëllezër) organizonin lojëra fati përmes disa kompjuterëve, ku gjatë kontrollit nga ana e policisë është sekuestruar dhe 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë.

Dy vëllezërit akuzohen për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Njoftimi i policisë:

Mat/Vijon kontrolli i territorit dhe i ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit që ushtrohet nëpërmjet kompjuterëve dhe tavolinave të pokerit.   Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër) që kishin përshtatur një ambient, për ushtrim të lojërave të fatit. Sekuestrohen 3 kompjutera që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe si rezultat i punës operative në ndjekjen e informacioneve policore të siguruara, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brothers”, gjatë të cilit u godit një rast i organizimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.   Në kuadër të operacionit të zhvilluar në lagjen “Pjetër Budi”, në qytetin e Burrelit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.., 54 vjeç dhe N. K., 46 vjeç, banues në Burrel (vëllezër).

Këta shtetas u arrestuan për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një ambient në fshehtësi, në të cilin kishin vendosur disa kompjutera me anë të të cilëve organizonin lojëra fati.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 kompjuterat që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, rreth 160 000 lekë të rinj dhe 2 celularë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME