Categories Lajme

Dyshohet se ndezën zjarr në toka për të djegur barërat, arrestohet një person në Fier, procedohet penalisht 60-vjeçari

Një 40 vjeçar është arrestuar dhe një 60 vjeçar është proceduar në gjendje të lirë si autorë të zjarrvënieve në Fier.

Policia bën me dije se Festim Karriçi është arrestuar pasi ka ndezur zjarr për të djegur barërat në tokën e tij në kodrat e fshatit Kuman por nga përhapja e flakëve janë djegur sipërfaqe të tjera.

Policia njofton se është proceduar penalisht 60 vjeçari Tomorr Isufaj pasi në fshatin Ngreçan të Mallakastrës ka ndezur një zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barëra, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, autorë të dyshuar të 2 rasteve të zjarrvënieve.

Si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Policisë së Fierit kanë konstatuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin Festim Karriçi 40 vjeç, banues në Zharrëz, pasi në kodrat e fshatit Kuman, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur edhe sipërfaqe toke me shkurre dhe me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Tomorr Isufaj 60 vjeç, pasi në fshatin Ngreçan, Mallakastër, ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe toke me shkurre dhe barëra, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME