Categories Lajme

Dyshohet se Policia favorizoi ndërtimin pa leje të beach barit, IKMT e Sarandës vijon me shembjen

Pasi kupola e Policisë së Sarandës u shkri nën dyshimet se u korruptua për të lejuar ndërtimin e një beach bari pa leje, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka vijuar sot me prishjen strukturave të ngritura për nisjen e sezonit turistik.

Report Tv sjell pamjet nga zona e cila është rrethuar me shirit dhe fadromat që kanë nisur punën për të shembur strukturat e drunjta për beach barin dhe vendosjen e shezlongëve e çadrave. Avokati i pronarëve të subjektit pretendon se stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës është ndërtuar me leje nga KKRRT-ja.

“Vendim i paligjshëm. IKMT ka pretenduar se ndërtimi është pa leje. Sjell në vëmendje që bari ka qenë ekzistues, me dokumente pronësi në emër të Arjola Dhrami Bajo. Stacioni është me leje, me vendim të KKTU-së dhe në mënyrë abuzive po kërkohet të prishet një biznes i ndershëm”, thotë avokati Rigels Dervishi.

“CopaCabana Beach’ është beach bar-i dhe stacioni i plazhit në Kanalin e Çukës në Sarandë, përgjatë vijës bregdetare, ku ndodhen gjithashtu disa nga hotelet dhe resortet më të njohura dhe luksoze të qytetit. Pronarja në letra, Arjola Dhrami Bajo rezulton ende në kërkim për ndërtimin pa leje.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME