Categories Lajme

Dyshohet se tregtonin mallra të kontrabanduara dhe fshihnin të ardhurat, vihen në hetim tre persona

Tre persona janë proceduar në Sarandë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se tregonin mallra kontrabandë.

Polica thotë se janë kryer kontrolle në tre subjekte, të cilat dyshohen se shisnin këto produkte kontrabandë.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 1340 mallra dhe produkte të ndryshme. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skema”, kundër informalitetit. Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në disa subjekte tregtare, bazuar në inteligjencën policore, për evidentimin e rasteve të tregtimit të mallrave/produkteve të kontrabanduara, me qëllim ndëshkimin ligjor të shtetasve që ushtrojnë këtë veprimtari të paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 3 subjekte në të cilat tregtoheshin mallra të kontrabanduara.

Procedohen penalisht 3 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i njërit prej tyre, pasi fshihnin të ardhurat e përfituara nga tregtimi i këtyre mallrave.

Në njërin nga subjektet, mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për disa raste të tregtimit të mallrave të kontrabanduara, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Skema”, për evidentimin dhe goditjen e këtyre rasteve.

Si rezultat janë evidentuar 3 subjekte tregtare në të cilat tregtoheshin mallra të dyshuara të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

F. H., 49 vjeçe, Ll. Zh., 55 vjeç dhe A. Zh., 53 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Gjatë kontrolleve në subjektet e këtyre shtetasve, janë gjetur rreth 1340 mallra dhe produkte të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Sarandë, bashkëpunëtor i shtetases F. H. Nga verifikimet rezultoi se në subjektin e këtyre dy shtetasve mallrat tregtoheshin nga punonjës të pasiguruar.

Materialet procedurale për këto raste janë referuar në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Operacioni kundër informalitetit do të zhvillohet edhe në ditët në vijim, në të gjithë qarkun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME