Categories Lajme

Dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit/ Gjendet i pajetë pas një muaji Jurgen Karaj

Është gjetur trupi i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili u aksidentua në Klos në 10 janar të këtij viti dhe më pas dyshohet se u mora nga rrjedha e përroit. Pas një muaji kërkime, bëhet me dije se trupi i pajetë i Karajt është gjetur rreth 30 kilometra nga vendi ku ndodhi aksidenti, në lumin e fshatit Urakë.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lumin e fshatit Urakë, u gjet një trup i pajetë, i cili dyshohet se i përket shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili më datë 10 janar 2026 u mor nga rrjedha e përroit të fshatit Dars. Trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të identitetit dhe shkaqeve të humbjes së jetës”,- njoftoi Policia.

Ngjarja e rëndë u regjistra më 10 janar, rreth orës 01:30, në fshatin Darsë të Klosit, kur një mjet tip Audi me targa angleze doli nga rruga dhe përfundoi në shtratin e përroit.

Makina drejtohej nga Andi Lloshaj, 24 vjeç, banues në Fullqet, për të cilin testimi i alkoolit tregoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Në mjet ka qenë edhe 30 vjeçari Jurgen Karaj, banues në të njëjtin fshat, i cili dyshohet se pas aksidentit është marrë nga rrjedha e përroit. Ky i fundit është gjetur i pajetë këtë të shtunë, ndërkohë Andi Losha është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se nuk e ka ndihmuar 30-vjeçarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria, pas rastit të misrit të kontaminuar

Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Është emëruar administratori i ri i OSHEE. Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec, zbulohen detaje të reja nga vrasja, djali i viktimave: Babai ishte konfliktual

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në Kuman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME