Categories Lajme

Dyshohet se vranë një person në vitin 2018 në Dibër, arrestohen 2 vëllezërit!

Dy vëllezër, Kelmend Krusa dhe Klodian Krusa, kanë rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e një personi në vitin 2018 në Dibër.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri, municion luftarak, thikë, maskë dhe sende të tjera të paligjshme.

Po ashtu bëhet e ditur se të dy vëllezërit strehoheshin në Gjirokastër, aty ku u bë edhe arrestimi i tyre.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Dibër-Finalizohet operacioni policor i koduar “Twins”.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e një shtetasi në vitin 2018, ndodhur në qarkun Dibër, kapen dhe arrestohen 2 vëllezër.

Gjatë operacionit, sekuestrohen 3 armë zjarri, municion luftarak, thikë, maskë etj.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura më parë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, bazuar në hetimet e kryera për zbardhjen e një vrasjeje të ndodhur në vitin 2018, ndodhur  në qarkun Dibër, ka siguruar prova se dy prej shtetasve  të dyshuar të përfshirë në vrasje, strehoheshin në Gjirokastër.

Bazuar në këtë informacion, strukturat e DVP Dibër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të operacionit “Tëins”, kanë arrestuar në Gjirokastër shtetasit:

K. K., 39 vjeç, dhe K. K., 39 vjeç, të dy banues në Gjirokastër (vëllezër).

Gjatë kontrollit të banesave të dy vëllezërve, iu gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri,(2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur për vrasjen e vitit 2018 apo në ngjarje të tjera kriminale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të DVP Dibër vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vrasjeje, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ditën punëtor krahu, natën trafikant droge! Shqiptari 54-vjeçar kapet me sasi të konsiderueshme kokaine në makinë

Karabinierët e Peruxhias kanë arrestuar një 54-vjeçar shqiptar, që ditën punonte si punëtor krahu me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja e pazakontë/ I mituri shante fëmijët e familjes, çifti i të moshuarve plagosin me thikë 6-vjeçarin

Një incident i pazakontë është regjistruar në Sarandë, ku dy të moshuar (çift bashkëshortësh) janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendje kritike/ Pëson hemoragji cerebrale, hapet “Go Fund Me” për modelen e njohur shqiptare Dajana Kalo

Modelja e njohur Dajana Kalo, po përballet me një situatë shumë të rëndë shëndetësore pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Jani Aliajt në burg/ Policia greke: Dyshohet vrasje me pagesë, i njëjti autor vrau edhe Artur Bashimin

Policia greke dyshon se vrasja e 49-vjeçarit Jani Aliaj është kryer me pagesë. Sipas autoriteteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i SPAK për “Call Center”-in në Tiranë, ‘arrest me burg’ për 8 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka zhvilluar një aksion të…

LEXO ME SHUME