Categories Lajme

“E dinim që burri e dhunonte, por e falëm”, Flet vëllai i 41-vjeçares

Vëllai i 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila u vetëhelmua me fostoksinë, ka hedhur akuza se e motra u vra nga bashkëshorti i saj, Xhemal Loka.

Ai ka treguar se kishin dijeni për dhunën që 45-vjeçari ushtronte ndaj viktimës, por u shpreh se e kishin falur me mendimin se do të ndryshonte. Vëllai i së ndjerës rrëfeu se kunati i tij, i cili është arrestuar nga policia nën akuzën se nxiti të shoqen të vetëvritej, ka qenë 15 vite burg dhe se ishte arratisur nga qelia.

“E kemi falur me mendimin se do të ndryshojë. Fëmijët janë marrë mbrojtje nga dajat e tyre. Ne dibranët ti gjuajmë gruas me shpullë nuk e quajmë gjë, është diçka mes çiftit. Por të më mbysë motrën në dru e të ma nxijë. Motrën time nuk e shponin plumbat, jo të hante helmin. I lutem shtetit të më zbardhë çështjen. E kemi ndihmuar shumë motrën, e kam rritur vetë. Jo vetëm ndihmë ekonomike, por edhe psikologjike.

Ai burrë ka bëre 15 vite burg dhe në rrjetet televizive nuk është e deklaron policia. Ka qenë në burg në Dibër, ka thyer burgun para rreth 20 vitesh dhe u iku”, tha ai.

Ngjarja tragjike ndodhi mëngjesin e Janarit, ndërsa sipas policisë Xhemal Loka e kishte kërcënuar me vdekje të shoqen në sy të një prej fëmijëve. Celularin e tij ku i kishte dërguar video dhe mesazhe kërcënuese gruas së tij, ai ia kishte dhënë të motrës për ta fshehur, por është sekuestruar nga blutë së bashku me telefonin e viktimës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME