Categories Lajme

E f.r.ikshme historia e kontenierit të bananeve që solli k.ok.ainën në Shqipëri, ja deklarata e fortë e analistit

Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi në “Opinion” se operacioni i zhvilluar në portin e Durrësit, ku në kontenierin me banane që vinte nga Ekuadori u zbuluan 137 kilogramë k o kainë, përflitej prej të paktën 2 javësh.

“Kishte të paktën 2 javë që në Durrës flitej që po bëhej një operacion dhe pritej të vinte një kontenier i ngarkuar me d rogë. Kishte dy javë që lajmërohej ky lajm”.

Duke u ndalur tek fakti se përse pritësit e hapën pakon që kishin marrë nga kontenieri dhe zbuluan se brenda saj në fakt kishte oriz, Vangjeli tha:

“Është shumë normale dhe shumë logjike, këta njerëz që shkuan të merrnin k o kainën dhe ta tërhiqnin, e provojnë në makinë se çfarë ishte. Sepse është normale, kështu ndodh, mjafton të shikosh vetëm një herë një film edhe e kupton kaq gjë, është kaq e thjeshtë. Nga momenti që kuptuan që bëhej fjalë për tjetër gjë dhe jo për k o kainën e tyre, u kuptua që diçka nuk shkonte në këtë histori. Dhe tani ta marr prap këtë histori nga e kundërta, nuk janë kapur porositësit dhe financuesit, po është normale. Nuk do të shkojë ai që paguan, atë sasi prej disa miliona eurosh, nuk është ai që shkon dhe hyn atje”.

Pyetjes nëse operacioni u dekonspirua, analisti iu përgjigj me bindje se po. Ai tha se dyshimet janë që nga Pireu e deri tek porti i Durrësit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME