Foto ilustruese
Një aksident është regjistruar në Lushnje mesditën e sotme në vendin e quajtur Golem. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë kanë mbetur të plagosur dy të rinj.
Burime bëjnë me dije se të plagosurit janë një 23-vjeçar nga Tirana i quajtur Kevin Agolli i cili duke drejtuar mjetin e tij Shevrolet është përplasur me një automjet tip Benz.
Ndërsa i plagë të lehta ka marrë shtetësja Griselda Hoxha 28 vjeçe e cila ka marrë mjekimin në Spitalin Rajonal Lushnje.
Fatmirësisht raportohet se të dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën .
Ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar.