Categories Lajme

E FUNDIT/ Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës: Shërbeu në redaksi si profesioniste e heshtur

Është ndarë nga jeta gazetarja e kronikës Sonila Mesareja. Lajmi është publikuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dhe nga kolegë të gazetares që kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje të parakohshme.

“Sonila u nda sot nga jeta pas nje semundjeje të rëndë. Kolegia Mesareja për vite punoi si reportere e Kronikës në disa redaksi të shtypit të shkruar dhe në shume projekte që synuan një gazetari cilësore. 

Sonila ishte kolege e dashur, model i këmbënguleses dhe një profesioniste që modestine e kishte vyrtyt ndërsa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerezore qe i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetareve. Ajo sherbeu në redaksitë e shtypit të shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin për të ruajtur vlerat dhe cilësite e larta njerëzore, duke fituar respekt e miqësi të të gjithe stafeve e kolegëve me të cilet punoi.

Ndarja nga jeta e Sonilës, le hapur dhimbjen e ikjes së parakohshme dhe kujtimin e vyer të një kolegeje që nuk do te harrohet kurrë. Sonila ishte nder nismetaret e organizimeve themeluese të Unionit të Gazetareve Shqiptare dhe një kolege që nuk nguroi asnjëhere së qeni pjesë e nismave dhe reagimeve rregulluese në jetën tonë profesionale.

U prehsh në paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do te jesh për gjithe ne anetaret e Unonit te Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gjere te gazetareve! Ngushëlime familjes”, shkruan Zyra e shtypit të Unionit të Gazetareve Shqiptarë.

“Sapo lexova nje lajm te trishte. Nje njeri i mire, nga ato qe lene gjurme te pashlyera kudo nuk jeton me. Mikja ime e shkolles dhe me pas kolegia e mire ne gazetari Sonila Mesareja (Caka) eshte larguar nga kjo jete. Me vjen tmerresisht keq per kete humbje, por ne miqte e vjeter do te kujtojme gjithmone ate Sonile te qeshur, energjike dhe optimiste. I qofte i lehte dheu!”, shkruan kolegu i saj Fatos Mahmutaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME