Një ngjarje e rrallë raportohet në komisariatin e policisë së Durrësit. Persona ende të pa identifikuar kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra 2 net më parë.
Vjedhja ka ndodhur në ambientet e brendshme të komisariatit, në zyrën ku mbahet arka e parave që mblidhen nga gjobat e policisë rrugore dhe zyra OASH. Vjedhja është mbajtur e fshehtë nga policia, por mësohet se për ngjarjen kanë nisur hetimet.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur verifikimet për ngjarjen e pazakontë. Janë marrë në pyetje disa nga efektivët ndërsa por verifikohen përgjegjësitë e të gjithë zinxhirit drejtues në Policinë e Durrësit. Ka dyshime se në këtë ngjarje mund të jenë të përfshirë edhe punonjës të policisë.