Një kujdestare është kapur nga kamerat e shtëpisë duke abuzuar me një të moshuar në Ditën e Krishtlindjeve. 79-vjeçarja nga qyteti Jinhua në Kinën lindore po përpiqej të ngrihej në këmbë, pasi u rrëzua në dysheme në shtëpinë e saj. Sjellja e shërbëtores duke e tërhequr atë në dysheme është kapur nga kamerat e sigurisë.
Daily Mail raporton se kujdestarja u shkarkua nga puna nga familja e pensionistes dhe ajo i shprehu gjithë mllefin e saj ditën e fundit të punës. Anëtarët e familjes së pensionistit zbuluan sjelljen tronditëse të kujdestares kur ata po kontrolluan pamjet. Familja ka denoncuar në polici rastin.