Categories Lajme

E rëndë në Belgjikë, makina hyn mes turmës ku festoheshin karnavalet, 6 të vdekur 10 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Belgjikë, ku një makinë ka hyrë mes turmës së njerëzve dhe për pasojë 6 persona kanë humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në Strepy-Bracquegnies, fshat në komunën e La Louviere. Mediat e huaja bëjnë me dije se 10 të tjerë janë plagosur dhe 27 të lënduar lehtë. Në vendin e aksidentit ishin të pranishëm 150-200 persona që po festonin karnavalin Autoritetet, arrestuan dy vendas të lindur në vitet 1988 dhe 1990.

Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Jacques Gobert, “një makinë me shpejtësi u fut mes turmës që ishte mbledhur për të parë ‘ramassage des Gilles’”, mbledhjen e disa maskave tradicionale të karnavalit. Më pas shoferi vazhdoi rrugën, por ne e ndaluar”, shtoi kryebashkiaku. Gjatë konferencës për shtyp u bë e ditur arrestimi i dytë.

Ndërkohë, bashkia ka krijuar planin e saj të emergjencës. “Kemi vënë në dispozicion të familjeve sallën sportive komunale dhe është aktivizuar edhe shërbimi i ndihmës ndaj viktimave”, sqaroi Gobert. Mbreti i Belgjikës Philip dhe kryeministri Alexander De Croo mbërritën në skenën ku ndodhi tragjedia. Po ashtu mësohet se fatmirësisht mes viktimave nuk ka fëmijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME