Categories Lajme

E shtuna me mot të paqëndrueshëm, dielli rikthehet të dielën

Edhe për javën që presim përpara ashtu si ditët e fundit vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Përgjatë ultësirës perëndimore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe të izoluara.

Në relievet kodrinore dhe sidomos ato malore reshjet e shiut me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Për ditën e Diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare. Në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe pasdites shtim vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobëta. Në relievet e larta malore të vendit këto reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME