Categories Lajme

E vrau babai, viktima ishte divorcuar dy herë. Kryeplaku i fshatit: Shtëpia ishte gjithë gjak, kur e mori ambulanca ishte gjallë. Autori kishte shfaqur depresion

Kryeplaku i fshatit Zvezdë, Adriatik Lilo ka folur për mediat në lidhje me krimin e rëndë që goditi familjen Bylykbashi të premten e 17 shkurtit, ku babai i moshuar i mori jetën të birit 50 vjeçar duke e goditur me sende të forta.

Ai deklaroi për mikrofonin e Panorama TV se ishte lajmëruar për ngjarjen nga një djalë që ofronte shërbim me makinën e tij në fshat.

Në telefon kryeplaku tha se kishte mësuar se në familjen që ndodhi krimi kishte shumë gjak. Teksa viktima ishte gjallë kur e ka marrë ambulanca, por ndërroi jetë në spital.

“Viktima kishte probleme me alkoolin, ishte i divorcuar dy herë, kishte katër fëmijë, edhe babai kishte depresion”, tha ndër të tjera kryeplaku.

Deklarata e kryeplakut të fshatit, Adriatik Lilo 

Shumë familje e rregullt, këtë që ndodhi askush nuk e besonte. Njerëz të punës pa fjalë e pa probleme në fshat. Djali ka pasur nja dy divorce me gratë. Po bënte gati 2 vjet që ishte kthyer nga Gjermania, merrej me ndonjë punë cfarë ti dilte. Pijen kishte nisur ta rëndonte, mbase dhe nga problemet, larg fëmijëve. Me të parën kishte një cupë, me tjetrën më duket se ka 3 fëmijë.

Unë isha në punë kur më merr në telefon një djalë nga fshati që punon me makinë e kishin lajmëruar për ta cuar në spital. Kishin thënë hajde se kemi djalin i ka rënë murit me kokë e duam ta çojmë në spital.

Ky kishte vajtur e kishte parë gjak gjithë shtëpia e i kishte thënë unë nuk e fus në makinë se më bëhet makina pis, por lajmëro ambulancën.

E më merr mua ky djali më thotë lajmëroi ambulancën se djali i Shefkiut ka qenë i pirë e i ka rënë murit me kokë dhe duhet ambulanca se është shumë keq. Në spital na thanë që ndërroi jetë.

Gjallë kishte qenë kur erdhi ambulanca me barrelë.

Ka kaluar depresion dhe i ati kohët e fundit, ka kaluar, nuk ka qenë ai Shefki që ka qenë më parë. Por probleme nuk kanë pasur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në Bradashesh, përplasen dy automjete, plagosen katër persona

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:10, në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë, U rrëzua tek blloqet e betonit, dhe nuk është rasti i parë

Një incident është shënuar gjatë ditës së sotme në bulevardin “Ismail Qemali”, ku një grua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alis triumfon në Festivalin e 64, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME