Categories Sport

Ecuri e denjë për rënie nga kategoria, Sadedini premton: Marrim pikë ndaj Skënderbeut

Flamurtari tregon edhe njëherë defektet e kësaj faze të parë. Humbja 3-1 ndaj Vllaznisë në takimin e fundit të kësaj faze i gjen vlonjatët në vendin e fundit me vetëm 2 pikë të grumbulluara pas 9 ndeshje. Ecuri e denjë për të rënë nga kategoria, diçka e cila nuk i pëlqen aspak trajnerit, Dritan Sadedini, që shprehet se lojtarët po japim maksimumin dhe rezultatet do të vijnë në takimet e ardhshme.

“Është e vërtetë që ishte një ndeshje që na duhej fitorja. Çunat u përpoqen deri në momentin e fundit. Kuptohet se dalja me karton të kuq e lojtarit tonë i dobësoi pozitat, pastaj erdhi një gol i dytë i papritur. Unë nuk kuptoj në fakt as arbitrat, ishte apo nuk ishte penallti ai episod i pjesës së dytë, që mund të ishte edhe penalltia e barazimit për ne. Mendoj se çunat u sforcuan dhe dhanë më të mirën deri në momentet e fundit. Rezultati pritej pasi ne prishëm skemat, pasi futem shumë lojtarë para dhe nuk kishim më se çfarë të prisnim pas 2-1”.

Pritshmëritë? Është e vërtetë që jemi në një gjendje të vështirë, por ne do të bëjmë punën tonë. Presim Korçën. Do të përpiqemi që të rehabilitojmë çunat sa më mirë këto 2-3 ditë mendoj për të marrë pikët dhe për të ecur përpara. Çunat janë profesionista. Për momentin po japin shpirtin dhe zemrën për këtë ekip dhe janë aty për të dhënë më të mirën për ekipin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME