Categories Lajme

Eksperti: Shqiptarët janë agresivë në timon

Gëzim Hoxha, eksperti i sigurisë rrugore, i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora foli për aksidentet rrugore në Shqipëri. Hoxha tha se shqiptarët i japin keq makinës dhe nuk ndezin sinjalet. Gjithashtu ai shtoi se drejtuesit e mjeteve janë shumë agresivë në timon dhe të pavëmendshëm.

”Shqiptarët i japin keq makinës. Sidomos nuk ndezin sinjalet. I japin makinës ashpër, shumë të nervozuar, janë shumë agresivë. Sinjali duhet të hapet 100 metra përpara se të futesh në kryqëzim. Kështu që kanë kohë për ta parë sinjalin mjetet e tjera para ose pas teje. Ka nga ata që ose hyjnë pa sinjal fare në kthesë ose e ndezin në momentin kur presin timonin për të marrë kthesën. Atëherë ka mbaruar gjithçka, ai që është mbrapa të ka rënë ty. Nuk përdoret sinjalistika, drejtuesit e mjeteve nuk janë të vëmendshëm dhe nuk dinë të kalojnë rrethrrotullimin. Rrethrrotullimet tona janë gjithmonë të bllokuara. Duhet të fillojmë të mendojmë të ndryshojmë mënyrën e të menduarit. Secili duhet të bëjë punën e tij dhe deri ku e kemi të drejtën tonë për të vepruar”.

Sa ndikon policia rrugore në parandalimin e aksidenteve?

5%. Ne nuk kemi bërë studim. E ka bërë policia gjermane. Sipas studimit një polici e kualifikuar mirë, e pajisur me pajisjet e nevojshme siç i ka policia gjermane dhe ka arritur në këtë konkluzion. Ne nuk e dimë sa mund të arrijmë por po e marrim të mirëqenë 5%. Problemi jonë është se duhet të ndryshojmë metodologjinë e të menduarit. Pra nuk mundet të nxjerrim radarët në rrugë të drejtë për të kapur makinat sepse krijon idenë e një grabitqari dhe jo që unë ta dua policinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME