Categories Bota

Ekzekuton sozinë e saj që gjeti në Instagram, shqiptari ndihmon shoqen të inskenojë vdekjen

Një 23-vjeçare gjermano-irakiane kërkoi një të ngjashme në Instagram dhe e vrau me një mik për të falsifikuar vdekjen e saj, besojnë prokurorët në Bavari.

Kur trupi i mbuluar me gjak i një gruaje të re u gjet gushtin e kaluar në një Mercedes të parkuar në Ingolstadt, raportet paraprake e identifikuan viktimën si Sharaban K, një estetiste 23-vjeçare me bazë në Mynih, me origjinë irakiane. Edhe pse disa anëtarë të familjes së Sharaban K e kishin identifikuar trupin, një raport i autopsisë të nesërmen ngriti pikëpyetje mbi identitetin e vërtetë të viktimës.

Pas hetimeve të kryera nga policia viktima u identifikua si Khadidja O, një blogere e njohur algjeriane me banim në Gjermani. Me flokë të gjata të zeza të drejta, me fytyrë të ngjashme dhe grim të rëndë, të dy gratë dukeshin “çuditërisht njësoj”, tha policia, duke bërë që shtypi gjerman t’i referohej rastit si “vrasje e çuditshme”.

Së bashku me një kosovar 23-vjeçar, të quajtur Sheqir K, 23-vjeçarja u ndalua nga policia bavareze më 19 gusht 2022, megjithëse autoritetet nuk dhanë fillimisht asnjë shpjegim për shoqërimin e tyre. “Hetimet na kanë bërë të supozojmë se e akuzuara donte të zhdukej për shkak të një mosmarrëveshjeje familjare dhe të falsifikonte vdekjen e saj për këtë qëllim,” tha Veronika Grieser nga zyra e prokurorit të shtetit të Ingolstadt mëngjesin e kësaj të hëne.

“Arma e krimit nuk është gjetur, por provat janë të shumta”, tha një zëdhënës i policisë, Andreas Aichele, për tabloidin Bild. “Viktima u vra me mbi 50 goditje të thikës, fytyra e saj u shpërfytyrua plotësisht”, shtoi ai. Prokurorët pretendojnë se shqiptari nga kosova dhe 23-vjeçarja e futën viktimën në sediljen e pasme të Mercedesit të tyre dhe u nisën për në Ingolstadt, ku e ekzekutuan në mënyrë makabër me thikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME