Mbrëmjen e sotme në qendër të diskutimit në emisionin ‘Repolitix’ ishte vrasja e trefishtë në Elbasan në datë 29 dhjetor, ku viktima të atentatit mafioz mbetën Endrit Alibej, që ishte shënjestra së bashku me xhaxhanë e tij, Arben Dylgjeri dhe turkun Erdal Durunay. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Pista ku po hetohet është prishja e pazareve të drogës në Itali.
Gazetari investigativ Artan Hoxha zbardhi rolin e Endrit Alibejt në trafikun e drogës në Itali, duke ju referuar dosjes italiane, prej 237 faqesh.
Dosja e drejtësisë italiane për Endrit Alibejn
Operacioni i policisë italiane që çoi në arrestimin e Endrit Alibejt në 4 qershor të vitit 2013 është konsideruar si nga operacionet më të suksesshme kundër trafikut të drogës në vendin fqinj. Sipas medias italiane në këtë operacion të pa precedentë kanë marrë pjesë mbi 300 agjentë dhe u arrestuan në flagrancë mbi 15 persona ndërsa u sekuestruan rreth 30 kg kokainë.
Policia italiane gjithashtu arriti të dokumentonte trafikun e drogës për të paktën 30 kg me një vlerë mbi 10 milionë euro. Ndërkohë në total policia ndërmori 31 procedime. Të shumta kanë qenë kontrollet në qendër të Astit në veri të Italisë për të çmontuar atë që policia italiane e cilësoi një kartel kriminal shqiptaresh me pjesëmarrje edhe të shtetasve italianë. Operazioni “Cocash” ka zgjatur përreth 2 vjet nga gushti i vitit 2011 deri në qershor 2013 dhe është shtrirë krahas veriut të Italisë edhe në Holandë. Në deklaratën e tij drejtuesi i operacionit të policisë italiane theksoi se vështirësia lidhej me faktin se në kërkim ishin persona me lëvizshmëri të madhe të cilët përdornin disa emra dhe nofka.
Gjithashtu për policinë italiane surprizë ishte dhe fakti i gjetjes se tre pistoletave dhe municioneve te tjera në banesën e njërit prej personave të hetuarve. Mes te arrestuarve të operacionit të 4 qershorit ka qenë dhe Endrit Alibej së bashku me të vëllait të tij Andrea Alibej. Pikërisht 29-vjeçari i arrestuar në atë kohë përdorte disa emra madje edhe te shtetësive te ndryshme. Endrit Alibej përdorte gjithashtu emrin Endrit Dylgjeri apo Ravik Dylgjeri duke përdorur në këtë rast mbiemrin e nënës. Gjithashtu ai përdorte dokumentet si shtetas rumun Gabriel Manu apo si shtetas grek me emrin Dimitrios Kriporis . Endrit Alibej ka përdorur sipas dosjes italiane dhe nofkat “Tino” dhe “Tarzan”.
Ndërsa vëllai i tij renditet i 10 në listë me emrin Erion Alibej. Por edhe ai përdorte dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej.
Sipas policisë italiane të dy vëllezërit drejtonin një grup te trafikut të drogës nga Holanda drejt veriut të Italisë. Hetimet e policisë italiane janë zhvilluar kryesisht në rajonin e Astit por janë shtrirë edhe në Holandë. Sipas dosjes italiane dy vëllezërit të konsideruar si koka e grupit janë vënë në përgjim në gusht të vitit 2011 pasi dyshoheshin për trafikim dhe shpërndarje droge në veri dhe në qendër të Italisë. Po sipas dosjes hetimore dy vëllezërit kishin kontakte të shumta si me furnizuesit e lëndës narkotike ashtu edhe me blerësit. Përgjimet shkojnë deri në Amsterdam ku Endrit Alibej shfaqet duke bërë pazare droge me një bashkatdhetarin shqiptar te identifikuar nga policia italiane me emrin Astrit. Në një bisedë të përgjuar të datës 7 dhjetor të vitit 2011 Endrit Alibej e pyet Astritin:
Endrit: Prej sa kohesh je ti këtu Astrit?
Astrit: 6 apo 7 vjet … Do ta marrësh me 10000 por me lekë në dorë…
Kjo është një pjesë e vogël e shumë përgjimeve të dosjes prej 237 faqesh që çoi në arrestin me burg të Endrit Alibej. 29vjeçari shfaqet si personazh kryesor ne këto përgjime të këtij grupi që policia e ka cilësuar si kartelin shqiptar të drogës. Endrit Alibej u dënua nga gjykata e Apelit me 5 vite burg por ishte ne pritje te gjykimit ne Kasacion. Ai ishte lënë i lirë pas vuajtjes së dënimit ndërsa ishte kthyer ne Shqipëri pak ditë para se te ekzekutohej ne 29 dhjetor ne Bradashesh.
Pistat e hetimit dhe lidhja me masakrën ndaj Çapajve
Gazetari Artan Hoxha ka hedhur më shumë dritë mbrëmjen e sotme për vrasjen e trefishtë në Elbasan. “Ndryshe nga herët e tjera kur autorët digjnin makinën apo hidhnin armët, ky është një rast i vecantë ku autorët janë kujdesuar që të mos lënë gjë pas. Kemi viktimat dhe gëzhojat që autorët lanë pas. Mënyra si është bërë vrasja, efektiviteti, tre të vrarë pa asnjë gabim. Ata mbajtën në vëzhgim viktimat. Turku dyshohet se të jetë pjesë e atentatit, ndërsa xhaxhai nuk rezulton të ketë të kaluar kriminale. Ai ka jetuar në Angli, në Elbasan ka familjen.
Në grupin që u godit në Itali në 2013 ka pasur shqiptarë, afrikanë dhe italianë, kokaina trafikohej nga Holanda në Itali. Dy masakrat e fundit i lidh masakra e 3 shkurtit të 2016 me 3 viktima dhe ngjarja e fundit me 3 të vrarë. Në operacionin e kryer në 2013 në Itali është një emër, Eno Bedalli, në atë kohë ka qenë 35 vjeç. Bedalli është mes tre të vrarë në shkurt të 2016 me pjesëtarë të klanit Çapja. Përbërja e grupit që u godit në 2013 ka pasur shqiptarë në Elbasani, Peqini, Vlora, Puka, Kukësi, ka pasur trafik në disa shtete. Artan Begu është nga Vlora, dy vëllezërit Shahini nga Kukësi. Kjo është një nga pistat që prokuroria po heton. Problemi më i madh në lidhje me këtë ngjarje është fakti që zona ka qenë e errët”, tha Hoxha.syri.net