Categories Lajme

Emrat/ Vodhën kamerat e sigurisë të një biznesi, arrestohen 2 persona në Librazhd

Policia në Librazhd ka ndaluar dy persona, që dyshohet se kanë vjedhur kamerat e sigurisë të një biznesi. Në pranga kanë rënë Eduart Hana dhe Klevis Alla, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin kanë vjedhur kamerat e sigurisë të një biznesi. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësise ligjore, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Prrenjas.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari”, njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Vodhën kamerat e sigurisë të një biznesi, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësise ligjore, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim E. H., 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe K. A., 18 vjeç, banues në Prrenjas. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Prrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME