Categories Lajme

Emri\ Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, makina përplas 27-vjeçaren

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Librazhd-Elbasan, ku makina përplasi për vdekje 27-vjeçaren Miranda Dashëhana. Burime bëjnë me dije se vajza e re ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga automjeti tip “Golf”. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të identifikuar si Gentjan Askurti.

Mësohet se vajza ishte nën shoqërinë e familjarëve, por vetëm ajo vendosi të kalojë rrugën, gjë që shkaktoi aksidentin tragjik. Policia njofton se moti i keq ka ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit.

Njoftimi i policisë: Në unazën e qytetit Elbasan, mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G.A.,banues në Elbasan, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka perplasur një shtetase e cila ishte këmbësore ,dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME