Categories Lajme

EMRI/ Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, “Benz-i” përplas këmbësorin, ndërron jetë 79-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një 34-vjeçar, Xhevahir Ademi ka aksidentuar një këmbësor të moshuar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Këmbësori i identifikuar si Osman Bardhi, 79-vjeç, ka ndërruar jetë pasi u transportua në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor.

79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME