Të shtëna me armë zjarri në Vlorë. Plagosen dy persona, njëri i identifikuar si Kevin Hajrulla.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Çole” të qytetit bregdetar, ndërsa policia ka rrethuar vendngjarjen.
Ngjarja ka ndodhur në një kryqëzim në lagjen Çole të Vlorës, ku drejt një automjeti që dyshohet se i përkiste shënjestrës, janë lëshuar një breshëri plumbash, teksa të dy personat janë dërguar menjëherë drejt spitalit.
Njëri prej të plagosurve dyshohet se është Kevin Hajrulla.
Menjëherë pas ngjarjes, është gjetur një makinë që po digjej në fshatin Panaja, e cila dyshohet se i përkiste autorëve.