Categories Lajme

EMRI\ Kishte mbjellë sera me kanabis anës lumit Buna, 55-vjeçari përfundon në pranga

Xhevair Bajrami është arrestuar për kultivim kanabisi.

Përmes një operacioni me dronë 55-vjeçari u zbulua se kishte mbjellë kanabis buzë lumit Buna në bashkëpunim me një tjetër person, i cili u arrestua nga policia në momentin e ngjarjes.

Të dy autorët akuzohen për kultivimin e 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, të cilët u gjetën në kubikë, anës lumit Buna, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç.

Velipojë, Shkodër

Vijon operacioni policor antikanabis, i koduar “Njësia”, në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, që në fazë përgatitore.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dytë i dyshuar i kultivimit në kubikë, të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç, anës lumit Buna.

Më herët, si rezultat i këtij operacioni, gjatë të cilit u përdorën edhe dronë, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 55-vjecar, njëri nga autorët e dyshuar të këtij rasti kultivimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ato të Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të operacionit policor të koduar “Njësia”, me mbështetjen e inteligjencës informative, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, kanë lokalizuar në banesën e së motrës, në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, dhe kapur shtetasin e shpallur në kërkim Xh. B., 37 vjeç, banues në fshatin Luarzë, Velipojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autor i kultivimit të 2150 fidanëve narkotikë kanabisi, të cilët u gjetën në kubikë, anës lumit Buna, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME